Kina ka dërguar të dielën 39 aeroplanë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.
Fluturimet nga aeroplanët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore vijnë një ditë pasi SHBA-të dhe marina japoneze kryen një shfaqje të forcës në Detin Filipine. Ky i fundit është zona e Oqeanit Paqësor në lindje të Tajvanit, mes ishullit të vetëqeverisur dhe territoreve amerikane të Guam-it dhe Ishujt Mariana Veriore.
Marina amerikane, në një deklaratë bënte të ditur se anijet luftarake po kryenin stërvitje për të “ruajtur dhe mbrojtur një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”. Tajvani dhe Kina kontinentale qeverisen në mënyrë të ndarë qëkur nacionalistët e mundur u tërhoqën në ishull në fund të luftës civile kineze mbi 70 vite më parë.