Sot pesë ditë, po vazhdojnë luftimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa raportimet nga Ukraina bëjnë të ditur për humje të mëdha edhe në anën ruse, transmeton Kosova Post.
Ukraina e obilizuar si është më së miri po vazhdon mbrojtjen e saj nga agresori rus me të gjitha mënyrat dhe mjetet luftarake, pa harruar se një kundërpërgjigje të fuqishme ndaj forcave ruse, Ukraina po e bënë edhe nga ajri.
U raportua edhe për goditje të caqeve ajrore të Rusisë, nga një avion luftarak ukrainas, lajm që zgjoi kërshërinë e të gjithëve, ndërsa u ngritën shumë pikëpyetje se kush ishte piloti që drejtonte avionin ‘fantazmë’ për avionët rus.
Në një postim në Twiter “Ukraine News Update”, tashmë është zbuluar se kush është piloti që po ‘bën nam’ ndaj forcave ajrore ruse. Pra, është publikuar identiteti i pilotit ukrainas i cili u ka shkaktuar humbje të shumta ruseve, duke u shkatrruar shumë avion lufatarak.
Raportohet se 6 avion të luftës janë shkatrruar nga “piloti fantazëm” i Ukrainës.
Kujtojmë se sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.
A 🇺🇦Ukrainian pilot 'Vladmir Abdonov' has downed 6 🇷🇺Russian jets over 🇺🇦Ukraine:
2x SU-35
2x SU-25
1x SU-27
1x MIG-29The Ace of the 21st Century!
To the country of Ukraine, and the rest of the world you are:“THE GHOST OF KYIV”#Ukraine #RussiaUkraineWar #ghostofkyiv #Kyiv pic.twitter.com/AvWfUDc4aj
— Yamanaka News (@Senju_hyuga) February 27, 2022