A po islamizohet apo po krishterizohet Kosova me objektet fetare?

A po islamizohet apo po krishterizohet Kosova me objektet fetare?

Shkruan: Enes Limani Prizren 2017.

A PO ISLAMIZOHET APO PO KRISHTERIZOHET KOSOVA ME OBJEKTET FETARE?
A E DINI SE NË KOSOVË KA MË SHUMË #KISHA PËR KOKË BANORI SE #XHAMIA!!!

Kosovë sot përveq përbuzjeve të shumta që u bëhen Myslimanëve ne shumë aspekte të ndryshme, një analiz e thjeshtë do të duhej për ta kuptuar se edhe në objektet fetare Myslimanët janë diskriminuar, madje ketij diskriminimi i janë bërë bashk edhe shumë gazetarë e analistë, madje edhe politikanë.
Por të shohim se për qfar bëhet fjalë më konkrwetishtë. Pas regjistrimit në Kosovë në vitin 2011 rrezultuan këto statistika të banorëve:

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar 1.735.951
Numri i qytetarëve të regjistruar sipas përkatësisë fetare
Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind
Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind
Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind
Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind
Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind
Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind.

Nga gjetjet që kemi hulumtuar kanë rrezultuar rreth:
800 Xhami
50 Kisha Katolike
150 Kisha Ortodokse dhe,
45 Kisha Protestante (Kryesishte nëpër salla).

Andaj nëse bëjmë një analiz të thjeshte vije fjala nëse në këto objekte fetare luten mesatarisht rreth #400(Numri është mesatar dhe i lëvis’shëm) persona për qdo objekt vijmë në përfundim se :
– Në 800 Xhami luten 320.00 Besimtarë ose 19.27% nga 1.660.598 (95.7%) Mysliman.
– Në 50 Kisha Katolike luten 20.000 Besimtarë ose 52.32% nga 38.223 (2.2%) Katolik
– Në 150 kisha ortodokse Mundë të luten 60.000(233.6% D.mth. ma shumë objekte se banorë) besimtarë nga 25.685 (1.5%)Ortodoks
-Në 45 Kisha Protestante mundë të luten 18.000 besimtarë të cilët në regjistrim fare nuk janë deklaruar se egzistojnë ose jan regjistruar si Katolikët tjerë.

Andaj Komuniteti mysliman në këtë rradhitje mbetet shumë largë në munges te objekteve për të qenë të #BARABARTË me objektet tjera.

Nëse i bëjmë bashkë Katolikët dhe protestantet vijmë në përfundim se nga 38.223 te vendosur në 95 kisha nga 400 besimtarë rrezulton se aktualisht nevoja e tyre është e përmbushur 99.4%.
Sërbët edhe ata tē pa deklaruarit në këto zgjedhje përseri objektet e tyre janë me shumice ne proporcion me popullaten duke qene rreth 233.6%.
Po sa Xhami duhet te ishin për të qenë të barabartë me komunitetet tjera p.sh.
Nese do te donim të ishim njejte si katolikët me 52.32% atëher në Kosovë do të duhej të ishin rreth 2.551 xhami tjera nga ato 800 sa janë aktualishtë.
Por nëse do të donin të ishin 99.41% njejtë si katolikët dhe protestantet bashk atëher në Kosovë do të duhej të ishin edhe rreth 3.352 Xhami tjera nga ato 800 sa janë aktualishtë për të arritur nivelin e komunitetit Katolik.
Ndërsa për të arritur nivelin e Kishës Ortodokse në Kosovë do të duhej të ishin rreth 12.000 Xhami.
Andaj dhe një herë po e bëjmë rradhitjen se cili komunitet ka më shumë objekte për kokë besimtari të vetë.

1) Kisha Ortodokse 150 Kisha 233.6% për 25.685 (1.5%) banorë.

2) Kisha Katolike me 50 Kisha 52.32% për 38.223 (2.2) Banorë.

3) Kisha Protestante me 45 Kisha (Nuk dihet ku janë sepse nuk janë regjistruar, mirpo kanë vende për 18.000 banore ose 100% te veojave të tyre.)

4) Myslimanët rradhiten të fundit me 800 Xhami 19.27% për 1.660.598 banorë.

P.S. Si përfundim duket qartë që komunitetet tjera i kanë të tejplotësuara kërkesat dhe nevojat e tyre për objekte fetare kurse, komunitetit musliman i mohohet e drejta për objekte ose ngrihet zëri se janë të shumta dhe të panevojshme duke nënvizuar se ne vendë të xhamiave kemi nevoj për shkolla, fabrika, ambulanta etj, ndërsa nga paradoksi ynë kur të prishet shkolla për një objektë kishtarë askush nuk flet, ose kur të vendoset një objektë kishtarë ne një vendë ku është bërë një betej historike e UÇK përsëri askush nuk flet, madje komuna ndan edhe të holla për ngritjen e saj.

You may also like

Bitcoin thyen rekord

Monedha virtuale Bitcoin shënoi një rekord të ri sot,