Lajmi se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, do të prezantojnë së shpejti SuperLigën 2, versionin e ri, ka sjell edhe reagimin e presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin:
“Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por nuk mund të konkurrojnë turnet që organizon UEFA. Fillimisht përdoren pandeminë ndërsa tani po përdorin luftën”, u shpreh fillimisht Ceferin në një interviste për ‘Finacial Time’ duke u ndalur më pas tek lufta në Ukrainë:
“Askush nuk e priste një luftë në zemër të Evropës. Edhe ne si UEFA kemi lëvizur, kam qëndruar non stop 48 orë me lojtarë e trajner për ti ndihmuar që të largoheshin nga Ukraina. I kërkova ndihme edhe qeverive por nuk mundën dot të na ndihmonin pasi askush nuk e garantonte sigurinë e njerëzve. Një nga lojtarët që u largua nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time. Të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Shpresoj që lufta, kjo çmenduri, të përfundoj sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Ceferin.