Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se ata po punojnë ngushtë me Katarin dhe Turqinë për të rihapur Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Kosova Post.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se ata po punojnë ngushtë me Katarin dhe Turqinë për të rihapur Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan TRT.
Antony Blinken mbajti një konferencë shtypi në Departamentin amerikan të Shtetit për të bërë vlerësime në lidhje me Afganistanin.
Duke deklaruar se misioni i vendit të tij në Afganistan vazhdon punën nga Doha, kryeqyteti i Katarit, Blinken vuri në dukje se ai do të takohet me afganët që u evakuuan në këtë qytet, të cilët do t’i vizitojë në fundjavë.
Blinken deklaroi se pas Dohas, ai do të shkojë në Berlin, kryeqyteti i Gjermanisë, ku do të zhvillojë një takim për Afganistanin me ministrat e jashtëm të 20 vendeve.
Duke deklaruar se ata janë në kontakt me talibanët në lidhje me shtetasit amerikanë që qëndrojnë në Afganistan, Blinken deklaroi se do të ishte e rëndësishme që talibanët të mbanin premtimin e tyre për të lejuar ata që duan të largohen nga vendi.
Gjitjashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha: “Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë Katarin dhe Turqinë për ta ngritur kryeqytetin në këmbë dhe për të rihapur aeroportin e Kabulit sa më shpejt të jetë e mundur.”