Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar sjelljet e fundit të huliganëve italianë dhe holandezë nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Latifi ka thënë se po të ndodhnin këso gjeste nga ana e shqiptarëve nëpër qytete europiane, atëherë Shqipërisë do i shtyhej hapja e negociatave me BE-në edhe 5 vite, ndërsa racizmi i mediave europiane ndaj shqiptarëve nuk do të kishte të ndalur, përcjell KosovaPost.
“Po të ndodhte që tifozofët shqiptarë të manifestonin huliganizëm diku në ndonjë kryeqytet të Europës, të tillë si ky i holandezëve dhe i italianëve mbrëmë në Tiranë, së paku pesë vite Bashkimi Europian do t’ia shtynte Shqipërisë hapjen e negociatave të integrimit”, ka shruar ai.
“Dhe komentatorët racistë të mediave europiane do t’i mbushnin ballinat me tituj mbi “karakterin e dhunshëm të shqiptarëve”.”, shkruan Latifi në Facebook.