Rasti, sipas raportit 24 orësh ka ndodhur në Konushec të Podujevës, transmeton Kosova Post.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tiketa të lojërave, para të gatshme, një shtëpizë HP dhe një printer për tiketa.
Ky është njoftimi i plotë për rastin:
“Fsh. Konushec, Podujevë, 15.10.2021-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë të paligjshme në bodrumin e shtëpisë është hasur me disa persona duke luajtur (bastore) lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tiketa te lojërave, para te gatshme, një shtëpizë HP dhe një printer për tiketa.”
Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./KosovaPost/