Rastet e dhunës në familje ndodhin pothuajse çdo ditë në vendin tonë, raste këto për arsye të ndryshme. Një rast ka ndodhur dje në Podujevë rreth orës 15:00, raporton Kosovapost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, bëhet e ditur se djali ka sulmuar nënën e tij fizikisht. I dyshuari raportohet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.