Mesfushori Paul Pogba është rikthyer në stërvitje te Manchester United, derisa ka sugjerime që lojtari është afër edhe të luaj, përcjell KosovaPost.
28-vjeçari nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga fillimi i nëntorit shkaku i lëndimit që mori duke përfaqësuar Francën.
E ardhmja e Pogba mbetet e paqartë me kontratën që i skadon në verë dhe ka pasur sugjerime që Man Utd është gati ta lejojë të largohet falas.
Pogba ndoshta do jetë gati për ndeshjet e radhës me Man Utd që garon në tre kompeticione, Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.Përmes një foto të postuar nga Cristiano Ronaldo, aty vërehet edhe Pogba që dëshmon që ka nisur stërvitjet me grupin.