Pakistan/ Policia në Karaçi, vendosi 20 oficere me rollera në rresht të parë, për patrullimet kundër krimit dhe për ta demonstruar forcën e rendit. Kritikët, e cilësuan atë “një marifet për publicitet”, transmeton Kosova Post.
Në një farë mase, njësia është një përgjigje ndaj një krize të marrëdhënieve me publikun, shkruan New York Times. Departamentet e policisë në Pakistan janë ndër “institucionet qeveritare të cilat ngjallin frikë, ndjellin ankesa dhe janë më së paku të besueshme”, thuhet në një raport të Rights Watch në një raport të vitit 2016. Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u ngrit në pushtet në 2018 pjesërisht duke premtuar reformën e policisë.
Këtë muaj, nëntë oficerë policie u pezulluan në qytetin lindor të Lahore-s pasi burgosën punonjës të një restoranti që nuk kishin pranuar t’u jepnin hamburgerë falas. Shumë njerëz e cilësuan atë si një incident, përkatësisht si një shenjë se korrupsioni policor është ende i pranishëm.
Frika dhe mosbesimi ndaj policisë kanë përmasa të mëdha në Karaçi. Disa oficerë janë akuzuar për vrasjen e civilëve gjatë një shkëmbimi zjarri, para një kohe. Në një tjetër shembull i profilit të lartë, tregon edhe rasti ku një hetim policor zbuloi dy vjet më parë se oficerët e Karaçit kishin vrarë një model aspirues, bashkë me tre të tjerë. Të njëjtit më pas pretenduan në mënyrë të rreme se viktimat ishin militantë. Komandanti i ngarkuar me operacionin, Rao Anwar, tani po gjykohet për vrasje.
Maqsood Ahmed, një zëvendës inspektor i përgjithshëm me Policinë Rajonale të Sindh, tha se njësia e re e rollerave, ishte projektuar pjesërisht për të adresuar kritikat që oficerët e policisë Karaçi nuk dinin si të ndër-vepronin me civilët. Pamja e oficerëve në rollera, shtoi ai, ka ndihmuar për të “lehtësuar gjendjen shpirtërore” në qendrat tregtare dhe vendet e tjera familjare-miqësore./KosovaPost/