Policët e Kosovës ia shohin ‘sherrin’ ndalimit të veturës se një diplomati gjerman

Policët e Kosovës ia shohin ‘sherrin’ ndalimit të veturës se një diplomati gjerman

Gjatë dites se sotme Kosova Post ka njoftuar se policia e Kosovës ka ndaluar një veturë te Ambasadës Gjermane, ne vendin e quajtuar tek ‘Xhamia e Llapit’ në Prishtinë pasi që kjo e fundit siq shihet nga fotografia e Kosova Post duke se nuk kishte respektuar rregullat e kominikacionit, dhe në atë moment kishe edhe konfrontim në mes të dy palëve.

Deri te konfrontimi i tyre erdhi pasi që vetura e Ambasadës gjermane nuk leshoj rrugën asaj të policisë së Kosovës e cila ishte në intervenim.

Më vonë sipas burimeve të indeksonline ndalesa e veturës se një diplomati gjermanë u kushtoj me suspendim 48 orësh dy pjestarëve të Policisë së Kosovës, njëri shef i reagimit të shpejtë e tjetri e tjetri pjestarë i kësaj njesije në Prishtinë.

“E gjithë kjo ka ndodhur pasi të njëjtit ishin duke kryer një operacion ditën e sotme ku u arrestua një person në një prej lokaleve të Prishtinës. Përgjatë shkuarjes në vendin e ngjarjes pjesëtarët e policisë kishin të ndezura rotacionet por që një veturë nuk u lëshoi rrugën si dhe bëri gjeste të pahijshëm duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në momentin e ndalimit të kësaj veture ku edhe u kërkuan dokumentet identifikuese këta të fundit kuptuan se vozitësi ishte një zyrtar/diplomat i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.