Rastet kur Policia e Kosovës sekuestron substancë narkotike në vendin tonë nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 ne komunën e Pejës, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë një operacioni taktik, dhe kontrollit në trupin e dy të dyshuarve është kryer bastisje në shtëpitë e tyre.
Me të kontrolluar, Policia gjen dhe konfiskon 29 fishekë 234.3 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Gjatë kontrollit të vazhdueshëm, Policia bën të ditur se ka gjetur edhe 412.6 gram heroinë dhe tre telefona.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./KosovaPost/