Stacioni Policor Prizren ka pranuar mbrëmë informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri, përcjell KosovaPost.
Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje.
Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me arme në brez, pistoletë me gaz.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim.
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje , aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë.
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë.
Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.