Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, është tashmë prapa grilave, shkruan Kosova Post.
Krivaqa është arrestuar në afërsi të Ferizajit, në një fshat shumë pranë qytetit.
Detajet për opinionin publik, i ka bërë të ditura vetë Policia e Kosovës. Sot gjatë protestës që u mbajt para Stacionit të Policisë në Ferizaj, Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se:
“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellë të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini.
Po ashtu, rreth arrestimit të Krivaqës, detaje dha edhe Prokuroria Themelore e Ferizajit:
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë. /KosovaPost/