Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së një personi 64 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë tek parku i qytetit në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan 12.09.2021 – 19:45. Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.