Rasti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur në Kamenicë, përkatësisht në fshatin Rogoqicë të kësaj komune, shkruan Kosova Post.
Vepra është cilësuar si “vjedhje e rëndë në tentativë”.
Këto janë detajet nga raporti:
“Fsh.Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2021-02:30. Njësiti i hetuesisë, më 19.04.2021, kanë identifikua dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para.”
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./KosovaPost/