Policët e Kosovës janë më të vjetrit në rajon, ndaj miratimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm po shihet si i domosdoshëm nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Në Sindikatën e Policisë së Kosovës, thotë se miratimi i këtij ligji po vonohet, pasi premtimet kanë qenë nga muaji mars të finalizohet ky ligj.
Me miratimin e ligjit për pensionimin e parakohshëm, secili zyrtarë policorë që mbush 55 vjet, kalon në pensionim të parakohshëm, derisa pritet të marrë si pension 60 përqind të pagës. Ndërkaq, 528 zyrtarë policorë me sëmundje kronike po detyrohen të dalin në punë.
Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri, , se ligji për pensionim të parakohshëm është i domosdoshëm dhe duhet që me çdo kusht të procedohet këtë vit.
Zeqiri: Ligji për pensionim të parakohshëm është i domosdoshëm
“Ligji për pensionimin në moshën 55-vjeçare ose të parakohshëm për Policinë e Kosovës është jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe ne kemi bërë kërkesë dhe kemi biseduar për këtë çështje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ajo ka shpreh interesimin që ky ligj të aprovohet dhe të ecet me këtë ligj… Mosha mesatare e Policisë të Kosovës është më e vjetra në rajon, ka arritur moshën 47-vjeçare, d.m.th. moshën mesatare e kemi 47-vjeç që mund të themi që është një moshë e shtyrë për detyrat apo autorizimet policore, të cilat duhet t’i kryejnë, çdo zyrtarë policorë duhet të jetë i përgatitur edhe fizikisht edhe psiqikisht, dhe sa më në moshë të re që është ato obligimet policore i kryen shumë më mirë… Është kërkesë e sindikatës që me çdo kusht këtë vit të procedohet ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, sepse është i domosdoshëm, në një formë të përmirësohet edhe kualiteti dhe mirëqenia e zyrtarëve policor pas pensionimit”, theksoi Zeqiri.
Zeqiri tha se janë 528 zyrtarë policorë me sëmundje kronike, ndërsa ka shtuar se në rast që miratohet ky projektligj i bie të marrin 60 përqind të pagës bruto.
Zeqiri: 528 zyrtarë policorë me sëmundje kronike vijojnë punën
“Përafërsisht numri i të gjithë pjesëtareve të policisë duke e llogaritur edhe pjesën e stafit civil dhe pjesën e unifromune jemi rreth 9.200, dhe prej këtyre ne i kemi diku 528 zyrtarë policorë me sëmundje të veçanta apo kronike dhe mendoj se kjo është si pasoj e punës me rrezikshmëri të lartë, punës stresuese që i bëjnë zyrtarët policorë…8:08 Varësisht prej situatave dhe momenteve të ndryshme, zyrtarët policorë dalin në punë dhe menaxhmenti është kujdes për ta, janë të caktuar në detyra më të lehta… Në rast se miratohet ky ligj që është projektuar para 5-viteve, është 60 përqind e pagës bruto, që aktualisht i bie rreth 300 euro”, vijoi Zeqiri.
Ndërkohë, në Policinë e Kosovës thonë se policët që diagnostifikohen me sëmundje të rënda, rekomandohet të kenë pushim mjekësor me pagesë por edhe lehtësim në detyrë, derisa tregojnë se pse është i domosdoshëm miratimi i ligjit.
“Zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë të diagnostikuar me sëmundje të rëndë, drejtoria e shërbimeve shëndetësore /DPP përcjell rekomandim për pushim mjekësor me pagesë deri në trajtim mjekësor, dhe për rastet që sëmundja kalon në kronicitet përcjell rekomandime për lehtësim në detyrë. Domosdoshmëria e miratimit të këtij ligji është se do të ketë rritje të kapaciteteve; forcimi i imazhit pozitiv; rigjenerimi i personelit, mbajtja e standardeve të trajnimit, si dhe motivimi më i lartë për punë dhe mundësi për zhvillim në karriere etj”.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se miratimi i këtij ligji do të ndikonte me përtëritjen e këtij institucioni dhe në këtë mënyrë do të ofroheshin shërbime më të mira për qytetarët.
Ai ka shtuar se e mirë tjetër e këtij ligji është që organizata për të rinjtë me gjenerata të reja, të cilat gradualisht do të punësoheshin në Policinë e Kosovës dhe do të kontribuonin shumë në sigurinë për qytetarët.
Qalaj: Kjo moshë është pengesë për kryerjen e punëve policore
“Mirëpo sa i përket moshës së policeve, e kemi policinë shumë të moshuar, mosha mesatare është rreth 47 vite dhe kjo moshë është pengesë për kryerjen e punëve policore për shkak se Policet janë të ngarkuar me uniforme, pajisje dhe po ashtu puna e policeve ka një angazhim maksimal fizik në detyrë dhe un mendoj që është shumë e nevojshme të kemi një ligj për pensionim të parakohshëm…1:12 Një e mirë e pensionimet të parakohshëm është se përveç policët e Kosovës të cilët janë në moshë, të kenë një trajtim dhe pension më dinjitoz, e mira saj është që organizata për të rinjtë me gjenerata të reja, të cilat gradualisht do të punësoheshin në policinë e Kosovës dhe do të kontribuonin shumë në sigurinë e Kosovës për qytetarët 0:44 Nëse llogaritet edhe një numër mjaftë i madh i policeve që janë me sëmundje të renda shëndetësore, me kancer, me sëmundje të zemrës, me sëmundje të ndryshme, dhe nëse e kombinojmë moshën dhe sëmundjen, atëherë është realisht e pamundur të kryhen punët e policit dhe mund të themi që policet e tillë janë pengesë për koleget e tyre të tjerë të cilët në baza ditore duhet të merren me ta për t’i dhënë qoftë ndihmën mjekësore apo mbështetje tjetër”, tha ai.
Ndëkrohë, Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje se kur do ta dërgojë për miratim këtë projektligj.