Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Express se Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit që të zbres nga aty.
Personi në fjalë tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekve.
“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani.