Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novobërdë, ka njoftuar se është në kërkim të një personi që është arratisur, raporton KosovaPost.
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,”Arratisje e personi të privuar nga liria’” në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.