Policia e Republikës së Kosovës, vijon t’i monitorojë qytetarët, për sa iu përket masave anti-covid. Shumë prej qytetarëve të papërgjegjshëm, ndërkaq, po ndëshkohen, shkruan Kosova Post.
Sipas të dhënave të policisë, në 24 orët e fundit, janë shqiptuar mbi 2000 e 700 tiketa në bazë të Ligjit Covid-19.
Këto janë të dhënat e tjera të përgjithshme:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 10 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 46 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1341 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 2794 |
Persona të arrestuar | 24 |
Persona në mbajtje | 12 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 9 |