Së paku 10 terroristë të dyshuar të PKK-së u arrestuan në jugperëndim të Francës, njoftuan mediat franceze, transmeton Kosova Post.
Mediat lokale, duke cituar burime gjyqësore, raportuan se operacioni kundër PKK-së u krye me kërkesë të gjykatësit antiterrorizëm të Parisit.
Të dyshuarit, përfshirë një grua, u arrestuan si pjesë e një hetimi të hapur nën akuzat e “krijimit dhe financimit të një organizate terroriste”.
Ekipet e policisë bastisën disa shtëpi paralelisht gjatë operacionit.
Më 21 shkurt të vitit 2020, katër persona u hetuan në Francën jugperëndimore për financimin e organizatës terroriste PKK.
Nuk dihet nëse ekziston një lidhje midis hetimit të filluar vitin e kaluar dhe operacionit të kryer nga policia.
Asnjë njoftim zyrtar nuk është publikuar në lidhje me operacionin.
Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. (AA)