Policia jep detaje për aksidentin fatal me traktor, të shkaktuar nga 14-vjeçari në Suharekë

Policia jep detaje për aksidentin fatal me traktor, të shkaktuar nga 14-vjeçari në Suharekë

Rreth orës 14:50 minuta, një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, te kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

Policia thotë se lëndime trupore ka pësuar edhe prindi i fëmijës, i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit.

Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima, kalimtar rasti, kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

 

Related Posts

You may also like

Kosova pret rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet