Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen ‘Emshir’ në kryeqytet.
Pa shenja jete u gjetën një grua dhe një burrë. Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshohet që burri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër, ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten me armë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës.
‘Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër kosovare më pas ka qëlluar edhe veten me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.