Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se si ka shkuar protesta e djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të mërkurën në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Tutje në raportin 24 orësh, thuhet se protesta ka përfunduar pa asnjë incident.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”