Policia e Kosovës ka dhënë detaje përkitazi me sulmin që ndodhi sot në qytetin e Kosovës, Zubin Potok, ku iu vu zjarri Qendës për Regjistrim të Automjeteve, trannsmeton Kosova Post.
Sipas Policisë, patrullat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje e po ashtu edhe zjarrfikësit nga Zubin Potoku.
Ajo më tutje ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar në orët e para të ditës së sotme gjersa është njoftar edhe prokurori i kujdestar dhe hetimet po vazhdojnë.
“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet tutje në njoftim.