Një përleshje ka ndodhur në Emergjencën e Spitalit të prizrenit, mbrëmjen e së shtunës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në prizren, në orën 22:10, të së shtunës.
Si pasojë, lëndime trupore ka marrë stafi mjekësor dhe të dyshuarit.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se përleshja ka ndodhur në mes shtatë personave, ku katër nga ta janë personel mjekësor.
“Është raportuar se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor, sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja”, ka njoftuar Policia.
Si pasojë e përleshjes, të lënduar kanë mbetur mjekët dhe të dyshuarit.
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërkaq pas intervistimit, njëri nga ta është dërguar në mbajtje.
“Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.