Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para disa minutash në Veri të vednit.
Breshëri të shtënash kanë shqetësuar banorët, teksa kjo është dita e dytë me radhë që po ndodhë një ngjarje e tillë.
Lajmin për Indeksonline ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas tij, akoma nuk është raportuar për ndonjë incident, teksa dyshohet që të shtënat kanë ndodhur në Zveçan, por që janë dëgjuar dhe më larg.
“E kemi marrë si informacion por nuk kemi incident të raportuar. Sipas njësiteve në Veri në Mitrovicë, nuk është. Mund të ndodhë që ka zona e Zveçanit, dhe me gjasë atje, sepse zëri shpërthen dhe nuk po dihet saktë.Mund të ndodhë që është edhe në ndonjë aheng. Njësitet janë në terren por nuk ka incident të raportuar” konfirmoi Hoti për Indeksonline.
Të shtëna të ngjashme janë dëgjuar edhe dje.