Policia jep detaje për zjarrin e sotëm në Obiliq, nuk ka persona të lënduar

Policia jep detaje për zjarrin e sotëm në Obiliq, nuk ka persona të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të shpërthimit të një zjarri në një supermarket në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Periskopin se ky rast ka kaluar pa pasoja në njerëz dhe se zjarri madh është lokalizuar nga zjarrëfikësit dhe policia.

Ende nuk dihen rrethanat që e shkaktuan këtë incident, por që hetuseit policorë po merren me rastin.

“Reth ores 05:00 e kemi pranuar informaten per nje incident zjarri ne Plemetin te Obiliqit, saktesisht ne nje dyqan. menjeher ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e policise dhe zjarrefikesit , shkruan periskopi. Zjarri eshte lokalizuar nuk ka persona te lenduar. Hetuesit policor jane duke punuar per te sqaruar rrethanat se si ka ardhe deri te ky incident”, tha Flora Ahmeti.