Sot në orët e para të mëngjesit një shtëpi në lagjen Emshir të Prishtinës u kaplua nga zjarri.
Policia dha detaje për zjarrin, duke treguar se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot në ora 01:21, policia është njoftuar për një zjarr në një objekt në lagjen Emshir në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.