“Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë, 19.08.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësitë relevante policore është hasur duke vjelur disa bimë të dyshuara narkotike Kanabis Sativa. Në dy lokacione te i dyshuari, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa me gjatësi 60 deri 160 cm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
IMPRESUM
Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.
Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.
Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.