Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të bashkëpunuar në gjetjen e 25 vjeçarit Mergim Gashi nga Peja.
25 vjeçari është duke u kërkuar nga policia për veprën penale të kanosjes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë të Pejës, çdo të premte publikon nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim sjelljen e tyre para drejtësisë.