Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se vetura e deputetit të VV-së, Mefail Baiqinovci është përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë.”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit”, theksoi Ahmeti.IO
Ajo theksoi se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.