Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie.
Express merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë, raportohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për Express se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.