Policia kufitare franceze ka qëlluar dhe plagosur dhjetëra emigrantë në afërsi të kufirit italian, transmeton Kosova Post.
Siç raporton ‘Franceinfo’, në orët e hershme të mëngjesit një makinë që transportonte emigrantë refuzoi të ndalonte për inspektim gjatë një operacioni të përbashkët të policisë franceze dhe italiane në qytetin Sospel rreth.
Shoferi i mjetit u përpoq të ikte, duke e çuar policinë në një ndjekje prej 40 kilometrash që përfundoi në lagjen Moulins të qytetit Nice. Një polic ka qëlluar mbi pasagjerët duke plagosur dy prej tyre.
Shoferi i mjetit dhe tre emigrantë u arratisën, thuhet në një tjetër raport nga ‘Nice-Matin news’.
Një nga emigrantët e plagosur në kokë është në gjendje të rëndë.
Më tej, thuhet se prokurori publik i qytetit Nice, Xavier Bonhomme, i është drejtuar Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare për të nisur hetimet për ngjarjen.
Ky është incidenti i tretë i tillë në javët e fundit ku policia hap zjarr ndaj automjeteve civile për moszbatim të urdhrave.
Në muajin prill, një polic i Parisit u akuzua për “vrasje me dashje” dhe “dhunë me dashje” për vrasjen e dy pasagjerëve që refuzuan të zbatonin urdhrat.
Një nga dy pasagjerë të qëlluar në një rast të ngjashëm më herët në qershor në Paris ndërroi jetë.AA.