Sot, në pikën e kalimit kufitar në ‘Merdare’, Polica e Kosovës, në ora 09:10, gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara, raporton Kosova Post.
Sipas policisë, dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve.
“I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.
I dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPost/