Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në luftimin e kontrabandimit me mallra dhe luftimin veprave kriminale.
Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, tha për teve1 se aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në rajone të ndryshme, derisa nuk bëri të ditura më shumë detaje.
Sipas Kelanit, pas përfundimit do të jepen detajet rreth aksionit.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme.
Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale.
Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani.