Policia qëlloi dhe neutralizoi një sulmues të armatosur i cili vrau 5 persona dhe plagosi 2 të tjerë në disa lagje të Çikagos, transmeton Kosova Post
Policia amerikane në Çikago tha se sulmet ditën e kaluar u kryen nga Jason Nightengale dhe se ai vrau një student, një punonjës restoranti, një roje sigurie dhe dy gra.
Nightengale filloi sulmin e përgjakshëm duke vrarë një grua 77-vjeçare që po kontrollonte zyrën postare para banesës, më pas hapi zjarr në një qendër tregtare dhe vrau një 20-vjeçare dhe plagosi rëndë një grua 81-vjeçare.
Ai përfundimisht u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë dhe policia e neutralizoi atë.
Sulmuesi është një 32-vjeçar i cili është arrestuar në disa raste gjatë 15 viteve të fundit për posedim të narkotikëve, armëve, grabitjes dhe dhunës në familje.aa