Policia ka nxjerrë me forcë disa banorë të zonës së “5 Majit” në Tiranë, që u ngujuan brenda banesës së tyre.
Në pamjet e Euronews Albania shfaqen momentet kur banorët përplasen me forcat e policisë dhe më pas nxirren jashtë shtëpisë.
Ndërkohë në disa banesa të tjera që pritet të shemben, banorët qëndrojnë mbi çati ose mbi muret rrethuese.
Në këtë zonë pritet të shemben 10 banesa të tjera, ndërsa në total do të shemben 400 të tilla në sajë të procesit të rindërtimit.
Banorët kundështojnë shembjen e tyre dhe shprehen se nuk kanë firmosuar asnjë kontratë me Bashkinë e Tiranës për përfitimin e pagesës me qira apo një banesë të re.