Policia ka bërë të ditur se është hetuar rastin në lidhje me shpërthimin që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit, me ç’rast u dëmtuan dy vetura.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin në fjalë, por nuk jemi duke specifikuar diçka”, tha ai.
Rasti në fjalë i kishte tronditur disa qytetarë që ishin duke u larë në momentin kur ndodhi shpërthimi.


























