Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot pranë oborrit të komunës së Pejës, duke siguruar këtë objekt.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, se policia nuk është duke zhvilluar asnjë aksion aty, por është vetëm duke e siguruar objektin.
Kjo pasi që sipas tij, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që gjendet në opozitë është duke e zhvilluar aty një aksion.
Këtë aksion të tyre Muhaxheri e cilësoi si një “film”.
“Vetëvendosje në Pejë, Dega këtu është duke e xhiruar një ‘film’, dhe policia po i asiston ata, po shohin se çfarë po bëjnë”, ka thënë Muhaxheri për Express.