Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media ka njoftuar se pjesëtarë të policisë Kufitare e kanë zbuluar në një autobus me targa “RKS” 24 thika të cilat i kanë konfiskuara.
“Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika)”, thuhet në Komunikatën e Policisë së Kosovës.
Më tej, policia ka thënë se rast nga prokurori i është klasifikuar si “armëmbajtje pa leje”.
“Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullte”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë së Kosovës.