Një shef i policisë ukrainase ka thënë se trupat e 1,288 civilëve të vrarë nga ushtarakët rusë janë gjetur në rajonin e Kievit.
“Po e theksoj – ata janë civilë! Shumica u qëlluan me armë automatike”, tha Andriy Nebitov në një intervistë televizive, shkruan Aljazeera, transmeton kk.
Të mbijetuarit dhe zyrtarët ukrainas thanë se rusët vranë, torturuan dhe dhunuan në mënyrë arbitrare civilë në veri të Kievit derisa Moska tërhoqi trupat e saj në fillim të prillit.