Policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve – Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)”, i mbajtur në Regjimentin e 13-të të Karabinierëve në Gorizia, Itali.
Ministria e Mbrojtjes njofton se kursi ishte i përbërë nga pjesa teorike dhe ajo praktike, ku pjesëmarrësit përfituan njohuri të reja të këtyre taktikave, teknikave dhe procedurave me skenarë realistë, që përfshinin: hyrje-dalje nga automjetet, rreshtimi në tokë, përparimi i të rreshtuarve në tokë, rreshtimi nën mburojë, përparimi drejt barrikadave.
“Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral të Kosovës dhe Italisë dhe falë angazhimit të një toge të karabinierëve të komanduar nga pjesëmarrësit e kursit”, thuhet në njoftim.