457 kadetë të rinj policorë pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Sipas policisë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë.
“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtar policor, me datë 17 dhe 18 janar 2024 në katër grupe të ndara ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me këtë rast pritet që Policisë së Kosovës t’i bashkëngjitet gjenerata më e re (gjenerata e 59-të) e kadetëve policor në përbërje prej 457 kadetë policorë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë.”, thuhet tutje.