Çedomir Jovanoviq, politikan i njohur nga Serbia, është përballur mbrëmjen e kaluar me disa tifozë serbë, shkruan Kosova Post.
Mediat në Serbi bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pranë një lokali ushqimor, me ç’rast ka pasur edhe dëme materiale.
Pas intervenimit të policisë, lideri i LDP-së, është intervistuar, e ndërsa ka theksuar se nuk ka qenë hera e parë që është përballur me “huliganë” të tillë.
“Kam shkuar në polici për të dhënë një deklaratë, sikurse çdo qytetar tjetër. Ishin mediat e caktuara që kanë raportuar ndryshe” – tha ai në një intervistë për një televizion nga Beogradi.
Sipas Jovanoviçit, ishin disa ultras të grupit Hiena, që e sulmuan, ndërsa ai ua ktheu me të njëjtën monedhë, duke hedhur karrige në drejtim të tyre./KosovaPost/