Gjatë qëndrimit në Vjenë, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur një prezantim gati një orësh në Institutin Karl – Renner, ndërsa është lavdëruar për elokuencën e tij, transmeton Kosova Post.
Politikani socialdemokrat austriak, Hannes Swoboda, nuk është duruar pa i thënë:
“Ne kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë!”
Për këtë ka reaguar ish këshilltari i tij, tani analist politik, Shkëlzen Gashi.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Gashi ndër të tjera k ashkruar:
“E di që nuk do ta thoshte, por po ta thoshte Swoboda këtë për kryeministrat e mëparshëm, do të na bombardonin mediat. E ka thënë për Albin Kurtin, prandaj mediat në Kosovë çele gur gojën.”
Ky është postimi i plotë i Gasshit:
E dëgjova prezentimin gati një orësh të Kryeministrit të Kosovës në Karl-Renner-Institut në Vjenë. Pothuajse në fund të prezentimit u inkuadrua me një koment Hannes Swoboda, politikan socialdemokrat austriak, anëtar i Parlamentit Europian për gati dy dekada. Komenti i tij ishte i shkurtë: “We need more people like Albin Kurti in Europe” (Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Europë).
E di që nuk do ta thoshte, por po ta thoshte Swoboda këtë për kryeministrat e mëparshëm, do të na bombardonin mediat. E ka thënë për Albin Kurtin, prandaj mediat në Kosovë çele gur gojën./KosovaPost/