Një autobus me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal në Poloni, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 41 të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Jaroslaw, qytet në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën.
Autobusi ka pasur targa polake dhe në të kanë qenë 57 qytetarë ukrainas, përfshirë dy shoferë, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Një zëdhënës i shërbimeve lokale të ambulancës mjekësore në Przemysl dha detaje të tjera për ngjarjen e rënd1%.
“Pasagjerët kryesisht flinin kur ndodhi aksidenti, shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u plagosën rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që shkonin në shtëpi nga puna, ”tha zëdhënësi, duke shtuar se në autobus nuk kishte fëmijë.
Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.