Sekretari amerikan i shtetit Pompeo, tha: “Unë e dërgova Jeferry për të koordinuar hapat që duhen ndërmarrë. Ne qëndrojmë me NATO-n afer aleatit Turqi. Regjimi i Asadit dhe sulmet e Rusisë duhet të marrin fund, transmeton Kosova Post.
Pas sulmeve të kryera nga forcat e regjimit në Idlib, jetët e njerëzve të pafajshëm vazhdojnë të rriten dita ditës.
Pas OKB-së, kjo deklaratë vjen edhe nga sekrtetari i shtetit të SHBA-së.
Kjo është deklarata e Pompeos e plotë në Twitter;
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e ushtarve që humbën jetën dje në Idlib. Sulmet e Rusisë dhe regjimit të Asadit duhet të marrin fund. Unë e dërgova James Jeffrey për të koordinuar hapat që duhen ndërmarrë për këto sulme. Ne me Nato-n qëndrojmë afër aleatit tonë, Turqisë.