Kufizimet e krijuara për shkak të pandemisë së virusit Korona këtë vit kanë ndryshuar formën e organizimit të marsheve protestuese dhe manifestimet për mbështetjen e Palestinës të çdo viti me rastin e Ditës Botërore të Kodsit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se manifestimi i Ditës Botërore të Kodsit sot (të premten) u zhvillua edhe në Kinë me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit dhe të shumë mendimtarëve dhe intelektualëve myslimanë në këtë vend nëpërmjet një webinari nga ana e konsullit kulturor të ambasadës së Iranit në Kinë.
Me mijëra palestinezë pas faljes së namazit të mëngjesit sot (ditën e premte) kanë marshuar edhe në Xhaminë Aksa, në Rripin e Gazës dhe njëzëri kanë protestuar dhe janë betuar për mbrojtjen e Xhamisë Aksa dhe qytetit Kods përball sulmeve të pushtuesve izraelitë.
Njëkohësisht me Ditën Botërore të Kodsit me miliona myslimanë të Rusisë janë mbledhur nëpër xhamitë e Moskës dhe në republikat e tjera të këtij vendi dhe kanë deklaruar solidaritetin dhe mbështetjen e vet ndaj popullit të shtypur të Palestinës.
Në Republikën e Azerbajxhanit gjithashtu myslimanët e këtij vendi në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit në sferën virtuale kanë zhvilluar një fushatë të gjerë kundër regjimit sionist dhe kanë treguar se asgjë nuk mund të ndalë solidaritetin e myslimanëve me popullin e shtypur të Palestinës.
Edhe myslimanët në Siri gjithashtu kanë organizuar një marsh të madh në Damask dhe pjesëmarrësit në këtë marsh protestues kanë hedhur slogane kundër regjimit pushtues të Kodsit dhe kanë deklaruar solidaritetin e vet me popullin palestinez dhe kanë dënuar krimet e sionistëve dhe të mbështetësve të tyre, sidomos të regjimit Al Saud kundër myslimanëve.
Populli i Irakut gjithashtu sot (të premten) me rastin e Ditës Botërore të Kodsit kanë organizuar marsh protestues në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë deklaruar se gjithnjë do të mbështesin popullin e Palestinës.
Marshe protestues janë organizuar edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe të botës.