Portale të afërta me PDK-në po vazhdojnë luftën speciale kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të tyre për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Madje, disa nga këto portale sot u munduan të zhvlerësonin sondazhin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike – Alternativa, duke thënë se kjo kompani është themeluar para 10 ditësh.
Progapanda e tyre filloj pas që kjo kompani publikoj sondazhin ku Agim Bahtirin dilte me 57.88%, i ndjekur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza me 35.27%, ndërsa i treti radhitet Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6.85%.
Mirëpo, shpifjet e këtyre mediave që po propagandojnë pët llogari të Bedri Hamzës, demaskohen lehtë me një kërkim në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës.
Veriu.info ka mësuar se Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike – Alternativa është themeluar në vitin 2014 dhe prej atëherë është e regjistruar në ARBK me numër biznesi 71103064 dhe me pronar Fadil Pushkollin (https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,120550).
Ndërsa, me një kërkim të thjeshtë në Google, gjen se kjo kompani ka kryer sondazhe edhe më 2017, ku e kishte nxjerrë fitues koalicionin PAN në zgjedhje nacionale.
Ndryshe, këto media në baza ditore publikojnë lajme trilluese për llogari të Bedri Hamzës, me qëllim të dëmtimit të kandidaturës së Agim Bahtirit të VV-së.
Të njëjtat media fushatën propaganduese në vitin 2020 e kishin nisur ndaj Agim Bahtiri, duke shkruar se nuk e kandidon LVV për kryetar. Kur LVV e kandidoj, pastaj shkruanin se nuk e mbështet Albin Kurti me ardhje në Mitrovicë. Kur Albini erdh në Mitrovicë dhe qendroj gjithë ditën, tash nxjerrin lajme duke mohuar ekzistencën e kompanive për hulumtime të opinionit publik./Veriu.info
(Në komente gjeni disa nga sondazhet e Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike – Alternativa të publikuar që nga viti 2017 )./Veriu.info